​KE autorizon vaksinat e reja BioNTech/Pfizer, Moderna

Bota

​KE autorizon vaksinat e reja BioNTech/Pfizer, Moderna

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 08:31
Foto ilustrim

Komisioni Evropian ka autorizuar përdorimin e dy vaksinave kundër Covid-19 të përshtatura për të ofruar mbrojtje kundër variantit Omicron që aktualisht po dominon në Evropë, njoftoi sot komisionerja e Shëndetësisë, Stella Kyriakides.

Njoftimi erdhi një ditë pasi Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) miratoi përdorimin e vaksinave të prodhuara nga BioNTech/Pfizer dhe Moderna.

Në deklaratën e saj, EMA me seli në Amsterdam tha: “Këto vaksina janë versione të përshtatura të vaksinave origjinale Comirnaty (Pfizer/BioNTech) dhe Spikevax (Moderna) të cilat synojnë nënvariantin Omicron BA.1 përveç variantit origjinal të SARS-CoV-2”.

Ndërsa nënvarianti BA.1 është zbehur në Gjermani, autoritetet besojnë se vaksina e re do të ofrojë gjithashtu mbrojtje më të mirë kundër nënvariantit BA.5 që është aktualisht mbizotërues. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat