Arrestohet kanadezi i dyshuar për sulmin masiv me thikë

Bota

Arrestohet kanadezi i dyshuar për sulmin masiv me thikë

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 06:42
Myles Sanderso

Policia në Kanada e ka arrestuar të dyshuarin për sulmin me thikë që la të vdekur dhjetë persona dhe 18 të tjerë të plagosur.

Kapja e Myles Sanderson i jep fund një kërkimi që ishte në tri provinca.

Policia tha se ai u arrestua në qytetin Rosthern, Saskatchewan, rreth orës 15:30 me kohën lokale në ShBA.

Lajmi për kapjen e të dyshuarit erdhi menjëherë pasi një alarm për rrezik nga ky person u ishte dërguar kanadezëve në telefonat e tyre, duke i paralajmëruar ata që të kenë kujdes, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat