Biden konfirmon se do të marrë pjesë në funeral

Bota

Biden konfirmon se do të marrë pjesë në funeral

Nga: M.H. Më: 11 shtator 2022 Në ora: 23:53
Mbretëresha me Joe dhe Jill Biden vitin e kaluar në samitin e G7 në Cornwall, Angli

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se presidenti amerikan Joe Biden dhe Zonja e Parë Jill Biden kanë pranuar një ftesë zyrtare për të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës të hënën më 19 shtator.

Biden u takua për herë të parë me Mbretëreshën Elizabeth në vitin 1982 kur ai ishte senator, dhe ata u takuan përsëri vitin e kaluar në samitin e G7 në Cornwall, Angli, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Ajo na magjepsi me zgjuarsinë e saj, na emocionoi me dashamirësinë e saj dhe ndau bujarisht me ne mençurinë e saj”, tha presidenti në homazhin e tij për Monarkun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat