Katër të vdekur nga uragani Fiona në Karaibe

Bota

Katër të vdekur nga uragani Fiona në Karaibe

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 22:05
Foto ilustrim

Të paktën katër vdekje i atribuohen uraganit Fiona, një në Guadelupe, dy në Porto Riko dhe një në Republikën Dominikane.

Uragani Fiona shkaktoi të paktën një vdekje në Republikën Dominikane, tha gjenerali-major Huan Mendes Garcia, drejtor i Qendrës së Urgjencës (COE).

Gjatë konferencës për shtyp, zyrtari konfirmoi vdekjen e një njeriu në Nagui, në Republikën Dominikane verilindore.

Për shkak të erës së fortë, një pemë ra mbi personin që ndërroi jetë, shpjegoi Mendes.

Stuhia tropikale Fiona la pas një viktimë duke kaluar nëpër territorin francez të Guadalup. Burri u vra kur lumi i përmbytur mori shtëpinë e tij.

Guvernatori i Porto Rikës Podro Pierluis konfirmoi dy vdekje dhe tha se po bisedonte me presidentin Joe Biden për të aktivizuar një plan urgjence për ndihmë financiare në ishull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat