Gjendet trupi i alpinistes amerikane Hilaree Nelson në Himalaje

Bota

Gjendet trupi i alpinistes amerikane Hilaree Nelson në Himalaje

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 00:23
Foto ilustrim

Një ekip kërkimi në Nepal ka gjetur trupin e alpinistes së njohur amerikane, Hilaree Nelson afër majës së malit Manaslu në Himalaje.

Nelson 49 vjeçare, u zhduk të hënën (26.09.2022), gjersa po zbriste majën e tetë më të lartë në botë me partnerin e saj, shkruan BBC.

Ekipet e shpëtimit të mërkurën e gjetën trupin e saj në pjesën jugore të majës 8,163 metra.

Sipas dëshmitarëve, ajo raportohet se ka rënë në një çarje të thellë akulli vetëm 15 minuta pasi arriti majën e Manaslu.

Nelson, është gruaja e parë që u ngjit në malin më të lartë në botë Everest dhe Lhotse – ngjitje kjo që zgjati për një periudhë prej 24 orësh.

“Trupi është sjellë në kampin bazë.  Pas përfundimit të procedurave të nevojshme ligjore, ajo do të transportohet me avion në Katmandu”, tha Jiban Ghimire, drejtor menaxhues i Shangri-La Nepal Trek.

Një udhërrëfyes lokal që kishte punuar me çiftin tha për revistën Outside se alpinistët e tjerë që ishin me ta raportuan se “tehu i saj i skive rrëshqiti dhe ajo ra nga ana tjetër të majës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat