Pamje/ Tym i zi në qiell dhe shpërthime të fuqishme, çfarë po ndodh në bazën ruse në Krime

Bota

Pamje/ Tym i zi në qiell dhe shpërthime të fuqishme, çfarë po ndodh në bazën ruse në Krime

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 19:20
Foto ilustrim

Një aeroplan ka marrë flakë në pistë në bazën ajrore ruse në Belbek, Krime, teksa zjarrfikësit po përpiqen të shuajnë zjarrin.

Baza është në Sevastopol, shtëpia e flotës ruse të Detit të Zi. Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë të Ukrainës në vitin 2014.

Videot e shpërndara tregojnë një kolonë tymi të zi që ngrihet pranë bregut dhe ato që duket të jenë shpërthime.

Guvernatori i Sevastopolit, Mikhail Razvozhaev tha se “sipas ekipeve të shpëtimit, një aeroplan në ulje rrëshqiti përtej pistës dhe mori flakë.”

Në gusht, shpërthimet tronditën bazën ushtarake ruse Saky në Krime dhe Ukraina më vonë pranoi se e kishte goditur bazën me një sulm ajror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat