​Udhëheqësit e BE-së do të konsiderojnë uljen e çmimeve të energjisë këtë javë

Bota

​Udhëheqësit e BE-së do të konsiderojnë uljen e çmimeve të energjisë këtë javë

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 12:26
Foto ilustrim

Liderët e BE-së në takimin e kësaj jave pritet të miratojnë propozimet më të fundit të bllokut për uljen e çmimeve të energjisë dhe pritet të bëjnë presion ndaj Brukselit që të shkojë një hap më tej dhe të kufizojë çmimin e gazit të përdorur për prodhimin e energjisë elektrike, sipas draft-konkluzioneve për takimin e tyre.

Në samitin e planifikuar për 20 e 21 tetor, liderët e BE-së do të diskutojnë një paketë propozimesh të hartuar dhe publikuar nga Komisioni Evropian të martën në një përpjekje për të ulur çmimet e larta të energjisë që po nxisin inflacionin dhe po kërcënojnë ta shtyjnë bllokun në recesion.

Projekt-konkluzionet e rishikuara për samitin thonë se krerët e BE-së do të mbështesin në masë të madhe propozimet, të cilat përfshijnë planet për të nisur një çmim alternativ për gazin natyror të lëngshëm dhe për të filluar blerjet e përbashkëta të gazit nga anëtarët e BE.

Secili prej propozimeve kërkon mbështetjen e shumicës dërmuese të vendeve të BE-së, domethënë mbështetjen e të paktën 15 anëtarëve që përfaqësojnë të paktën 65 për qind të popullsisë së bllokut.

Propozimet e Komisionit nuk përfshijnë një kufi të menjëhershëm për çmimet e gazit, të cilin shumica e vendeve të BE-së e dëshirojnë, por raportohet se Brukseli mund të përgatisë një propozim tjetër për të futur një kufi të përkohshëm çmimi në qendrën holandeze të gazit TTF në kushte të caktuara.

Udhëheqësit e BE-së duken të gatshëm të mbështesin idenë dhe t'i kërkojnë Brukselit të eksplorojë një "korridor të përkohshëm dinamik të çmimeve" për tregtinë e gazit, sipas projekt-përfundimeve.

Në draft konkluzionet thuhet se kufizimi i çmimit të gazit të përdorur për prodhimin e energjisë elektrike duhet të shmangë kurthin e rritjes së konsumit të gazit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat