Asetet ruse dhe bjelloruse të sekuestruara nga Ukraina mund të përdoren për të ndihmuar në rindërtimin e vendit

Bota

Asetet ruse dhe bjelloruse të sekuestruara nga Ukraina mund të përdoren për të ndihmuar në rindërtimin e vendit

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 23:45
Ilustrim

Asetet që iu përkasin individëve rusë dhe bjellorusë që u sekuestruan nga Ukraina mund të përdoren për përpjekjet e rindërtimit të vendit të pasluftës, thuhet në një deklaratë të premten.

Ukraina ka ngrirë asetet ruse dhe bjelloruse me vlerë 1.21 miliard dollarë që nga fillimi i pushtimit, tha Byroja e Sigurisë Ekonomike, një agjenci shtetërore.

“Ne jemi aktualisht në kërkim të burimeve të nevojshme për rimëkëmbjen (tonë) kritike”, tha Ministri i Financave, Serhiy Marchenko.

“Paratë e sekuestruara në territorin e Ukrainës nga qytetarët rusë dhe bjellorusë mund të përfshihen në këtë fond”, shtoi ai, pa dhënë detaje.

Mendohet se Ukraina do të duhet të shpenzojë rreth 38 miliardë dollarë për rindërtimin vetëm në vitin 2023.

Kostot totale të rindërtimit janë vlerësuar në 750 miliardë dollarë.

Bashkimi Evropian po shikon gjithashtu përdorimin e aseteve ruse të ngrira nën sanksionet perëndimore kundër Moskës në rindërtimin e Ukrainës pas luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat