Delegatët evropianë largohen nga salla derisa delegati rus mori fjalën në COP27

Bota

Delegatët evropianë largohen nga salla derisa delegati rus mori fjalën në COP27

Nga: A.SH Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 18:36
Foto ilustrim

Një numër përfaqësuesish evropianë u larguan nga salla ndërsa delegati rus mori fjalën në konferencën e OKB-së për klimën e këtij viti në Egjipt, përcjell Bota sot.

Katër zyrtarë, njëri prej tyre i veshur me një fustan në ngjyrat blu dhe të verdhë të flamurit ukrainas, u larguan nga salla plenare të martën ndërsa Ruslan Edelgeriev doli në podium.

Më vonë, rreth dhjetëra demonstrues protestuan kundër pushtimit rus në fillim të një ngjarjeje të organizuar nga delegacioni rus në Sharm el-Sheikh.

Disa i akuzuan panelistët si "kriminelë lufte".

Moska është shmangur kryesisht nga vendet e tjera evropiane në forumet ndërkombëtare pas pushtimit të Ukrainës.

Z. Edelgeriev tha se Rusia ishte e përkushtuar për të trajtuar ndryshimet klimatike, por kritikoi vendet që ai tha se po merrnin masa të njëanshme në shkelje të marrëveshjeve ekzistuese, pa dhënë detaje.

"Rusia ka paralajmëruar për pasojat negative të garës së ambicieve klimatike kur deklarimi i neutralitetit të karbonit u bë pa një strategji të duhur, burime dhe mbështetje financiare," tha ai.

Rusia kundërshton ashpër planet e Bashkimit Evropian për të vendosur një taksë karboni mbi importet që do të dëmtonte eksportet e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat