Sunak dhe Trudeau telefonojnë Zelenskyn – si rrallëherë, bisedën e publikojnë në rrjetet sociale

Bota

Sunak dhe Trudeau telefonojnë Zelenskyn – si rrallëherë, bisedën e publikojnë në rrjetet sociale

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 19:21
Rishi Sunak dhe

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak dhe homologu kanadez, Justin Trudeau kanë marrë pjesë në Samintin e G20 që po mbahet në Indonezi.

Trudeau dhe Sunak e telefonuan presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyn për t’i bërë të ditur se ata kishin ngritur çështjen e intensitetit të shtuar të sulmeve raketore ruse kundër infrastrukturës kritike të Ukrainës.

Si rrallëherë në histori të politikës botërore, dyshja ka vendosur që bisedën telefonike ta bëjnë para kamerave dhe ta sjellin në rrjetet sociale.

“Ne jemi të vetëdijshëm se çfarë dite të vështirë keni kaluar gjatë ditës së djeshme ju dhe populli juaj. Ne e kemi ngritur këtë rast në nivele më të larta dhe kemi cekur se Rusia po vazhdon barbarizmin mbi popullin e juaj dhe ne e dënojmë këtë akt”, dëgjohet duke i thënë Sunak në telefon Zelenskyt.

“Unë dua t’ju ri-sigurojë se ne qëndrojmë me juve dhe se do ta analizojmë këtë situatë hap pas hapi”, Trudeau i tha presidentit ukrainas.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të Ukrainës më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat