LIVE: U paralajmërua fundi i luftës në Ukrainë, tani Rusia ‘përplaset’ me Poloninë – shkak ky vendim!

Bota

LIVE: U paralajmërua fundi i luftës në Ukrainë, tani Rusia ‘përplaset’ me Poloninë – shkak ky vendim!

Nga: Bota sot Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 06:35 Përditësuar në ora: 23:04 më 19.11.2022
Ushtria ukrainase

Zelensky: Problemet me energjinë elektrike më të mëdha në Kiev

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se problemet energjetike në vend ishin ndër më të këqijat. Po ashtu ka shtuar se puna po vazhdon për të stabilizuar situatën. Ai theksoi se problemet me të mëdha ishin evidentuar rreth Kievit dhe në gjashtë rajone të tjera.

Ministria e Energjisë njoftoi se furnizimet me energji elektrike ishin nën kontroll, pavarësisht nga një seri sulmesh ruse në infrastrukturën gjeneruese të energjisë dhe nuk kishte nevojë për panik.

Ndërkohë Ukraina së shpejti do të fillojë evakuimin e njerëzve që duan të largohen nga qyteti jugor i çliruar së fundmi, Kherson dhe zonat përreth, ka njoftuar një zyrtar i lartë, duke përmendur dëmet e shkaktuara nga forcat ruse.

Zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk tha se disa njerëz kishin shprehur dëshirën për t’u larguar nga Kherson dhe zona përreth Mykolaiv, rreth 65 km në veriperëndim.

Polonia “i mbylli derën” Lavrovit, reagon ashpër Kremlini: Provokim!

Disa ditë pas një incidenti të përgjakshëm në kufirin e Polonisë me Ukrainën, në të cilin një raketë goditi një fabrikë të përpunimit të grurit dhe vrau dy persona, Varshava njoftoi se po ndalon Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov të hyjë në territorin e saj. Sigurisht, ky vendim shkaktoi një reagim nga Moska.

Sergei Lavrov donte të merrte pjesë në një Samit të Ministrave të Jashtëm të OSBE-së, por Polonia kishte plane të tjera, pasi ministri rus është në listën “e zezë” të emrave që janë sanksionuar nga BE, pasi Rusia pushtoi Ukrainën.

Raketa që ra në territorin e Polonisë u hodh kundër SHBA-ve dhe NATO-s nga Ukraina, e cila në ato ditë u godit pa mëshirë nga Rusia, pasi tërheqja e kësaj të fundit nga Kherson ishte një goditje e fortë dhe u përpoq të hakmerret në kundërsulm ndaj Ukrainës me sulme në infrastrukturën energjetike.

Vendimi i Polonisë për të ndaluar Sergei Lavrov nga territori i saj u njoftua të shtunën, me Rusinë që shprehu zemërimin e saj që ministrit të saj të jashtëm po i ndalohet të marrë pjesë në Samitin e OSBE-së.

“Vendimi i Polonisë është provokues dhe i paprecedentë”, tha diplomacia ruse në një deklaratë.

“Varshava jo vetëm që u diskreditua në këtë mënyrë, por gjithashtu i shkaktoi një goditje të pariparueshme prestigjit të të gjithë Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë”, tha Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë.

Të premten, Polonia, e cila po pret takimin ministror të OSBE-së në fillim të dhjetorit, njoftoi se i kishte mohuar Sergei Lavrov hyrjen në territorin e saj.

“Ne presim që Federata Ruse të zgjedhë anëtarët e delegacionit të saj në përputhje me rregullat aktuale”, i tha AFP-së një burim nga presidenca e rradhës e Organizatës, e mbajtur nga Varshava këtë vit.

Sipas burimit, delegacioni rus nuk duhet të përfshijë individë që janë sanksionuar nga Bashkimi Evropian pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, duke përfshirë Sergei Lavrov.

“Ne jemi të sigurt se të gjithë politikanët e arsyeshëm ndajnë mendimin e palës ruse se veprime të tilla janë të papranueshme”, tha Ministria e Jashtme ruse.

“Këto vendime të dëmshme të polakëve po e shtyjnë OSBE-në në humnerë”, tha ministria, duke akuzuar OSBE-në se po kthehet në një “fushë” për “stërvitje anti-ruse.

Takimi i 57 ministrave të jashtëm të OSBE-së do të mbahet më 1 dhe 2 dhjetor në Lodz, një qytet në Poloninë qendrore. Delegacioni rus do të udhëhiqet nga ambasadori rus në OSBE, Aleksandër Lukasheviç, sipas Moskës.

Që nga themelimi i saj në 1975 në zemër të Luftës së Ftohtë për të promovuar dialogun Lindje-Perëndim, OSBE-ja është e vendosur në Vjenë, Austri.

Sesioni vjetor ministror i OSBE-së, në të cilin zakonisht merr pjesë Lavrov, është organi qendror i organizatës ndërkombëtare, i cili është përgjegjës për vendimet e saj. Është mundësia që ministrat e jashtëm të rishikojnë punën e OSBE-së në të gjitha fushat e veprimtarisë së saj

Shumica e vendeve të Azi-Paqësorit dënojnë pushtimin rus të Ukrainës

Liderët e samitit për Bashkëpunim Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) lëshuan një deklaratë të përbashkët, ku shumica prej tyre dënojnë pushtimin rus të Ukrainës.

Të 21 anëtarët e këtij samiti, thanë në deklaratën e 19 nëntori, e cila u lëshua pas në dite e gjysmë bisedimesh në Bangkok të Tajlandës, se kritikojnë konfliktin, dhe trazirat ekonomike globale që ai i ka shkaktuar.

Rusia është një anëtare e APEC-it, ashtu si edhe Kina, e cila në përgjithësi nuk ka kritikuar Moskën.

Deklarata e lëshuar nga krerët e APEC pranoi pikëpamje të ndryshme mbi luftën dhe tha se forumi, i cili i kushtohet kryesisht promovimit të tregtisë dhe lidhjeve më të ngushta ekonomike, nuk ishte vendi për zgjidhjen e konflikteve të tilla.

Por, aty u theksua se konflikti dhe çështje të tjera të sigurisë "mund të kenë pasoja të rëndësishme për ekonominë globale"./REL

Mori kontrollin e Khersonit, kush është “gjenerali i hekurt” ukrainas që bëri me “dhimbje koke” Putinin

Taktikat e gjeneralit Valeriy Zaluzhnyi i kanë prishur punë Rusisë. Zaluzhnyi, komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, tha se objektivi i tij është të çlirojë të gjithë tokën ukrainase nga pushtimi rus, citon “Financial Times”.

Për muaj të tërë, forcat e Ukrainës ndoqën një kundërofensivë të përpiktë për të rimarrë qytetin jugor të Khersonit nga trupat pushtuese ruse.

Sipas “Financial Times”, sulmet ishin shumë preçize dhe kishin në shënjestër vetëm depot e armëve, zona që shërbenin si kampe si dhe dy urat që lidhen me Krimenë. Kjo strategji dha frytet e saj me një disfatë për Vladimir Putin, pasi forcat e presidentit rus u tërhoqën nga qyteti Kherson dhe pjesë të tjera të provincës rreth dy javë më parë.

Pas suksesit të Ukrainës në fushën e betejës qëndron dora udhëheqëse e njeriut që ukrainasit e quajnë “gjenerali i hekurt”, Valeriy Zaluzhnyi.

“Është e mrekullueshme kur e njeh armikun, se si ai vepron dhe me ndihmën e partnerëve të huaj mund t’i godasë në pikat e tyre të dobëta. Kështu vepron komandanti i përgjithshëm Zaluzhnyi”, tha Vitaly Markiv, një oficer i gardës kombëtare të Ukrainës, i cili mori pjesë në kundërsulmimin e mëparshëm që çliroi pjesë të territorit në rajonin verilindor të Kharkiv.

Aftësia e Zaluzhnyit për t’u përshtatur në një fushë beteje që ndryshon shpejt u demonstrua në Kharkiv, ku trupat e tij raportuan se vija e frontit rus ishte bërë si fortesë e padepërtueshme. Në shtator gjeneralët e drejtuar nga Zaluzhnyi udhëhoqën një kundërsulm të shpejt që i bëri ushtarët rusët të tërhiqeshin duke lënë pas gjithçka, nga tanket e deri te çizmet.

Pasi gjenerali Mark Milley, sugjeroi se Kievi mund të përdorte dimrin për të arritur një marrëveshje me Rusinë, Zaluzhnyi u përbuz. Në një postim në Facebook, ai tha se i kishte thënë homologut të tij amerikan në një telefonatë këtë javë se “objektivi ynë është të çlirojmë të gjithë tokën ukrainase nga pushtimi rus. Ne nuk do të ndalemi në këtë mënyrë në asnjë rrethanë. Afati i vetëm për negociata: Rusia duhet të largohet nga të gjitha territoret e pushtuara”.

Një zyrtar ushtarak amerikan vlerësoi aftësinë e Zaluzhnyit për të reaguar me shpejtësi ndaj lëvizjeve dhe dështimeve të Rusisë. Si shembull ai përmendi mbrojtjen e Kievit në ditët e para të luftës, ku trupat ruse i zgjeruan linjat e tyre të furnizimit dhe u bllokuan, vetëm për t’u goditur nga njësitë ukrainase që vepronin në krahët e tyre.

Në betejën për Kievin, vendimi i Zaluzhnyi për të shpërndarë mbrojtjen ajrore ukrainase ishte vendimtar për të parandaluar Rusinë të arrinte epërsinë e plotë ajrore, shtoi zyrtari.

Kush është “Gjenerali i Hekurt”?

I lindur në qytetin Novohrad-Volynsky në perëndim të vendit, Zaluzhnyi, 49 vjeç, u diplomua në një shkollë lokale për ndërtimin e makinerive në 1993, dy vjet pasi Ukraina shpalli pavarësinë nga Bashkimi

Sovjetik. Më vonë ai u regjistrua në një akademi ushtarake në portin e Detit të Zi në Odesa, duke u diplomuar në 1997.

Ai u vendos në rajonin lindor të Donbasit pas vitit 2014, kur Moska filloi të nxiste një luftë me përfaqësues atje. Ushtria e pafinancuar e Ukrainës fillimisht humbi pjesë të territorit nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

I emëruar në rolin e tij aktual në korrik 2021, gjenerali me katër yje është vlerësuar si hero, megjithatë pak persona jashtë ushtrisë e njohin atë. Ai rrallë jep intervista dhe një person i afërt i tij tha se ai e kalon shumicën e kohës i “zhytur” në dhomat e luftës.

Gjenerali, i cili është i martuar dhe ka dy vajza, është bërë një element kryesor i mediave sociale ukrainase, ku memet i referohen me dashuri figurës së tij.

Në ditëlindjen e 70-të të Putinit këtë vjeshtë, një kanal i ushtrisë Telegram postoi një karikaturë të Zaluzhnyi të madh që qëndronte pas liderit rus, duke mbuluar sytë e burrit më të vogël teksa ishte gati të shuante qirinjtë e një torte. Disa orë më vonë, një shpërthim i madh dëmtoi urën e Kerçit, e cila u ndërtua me urdhër të Putinit për të lidhur Krimenë me Rusinë.

Për Oleksiy Reznikov, ministrin e mbrojtjes të Ukrainës, talenti i Zaluzhnyit qëndron në përdorimin e armëve me rreze shkatërrimi të vogël.

“Ashtu si Davidi kundër Goliathit, ne po i godasim me llastiqe”, tha Zabrodskyi.

Mori detyrën pak javë më parë, kryeministri britanik Rishi Sunak viziton Presidentin Zelensky në Kiev

Kryeministri britanik Rishi Sunak është takuar me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në vizitën e tij të parë në Kiev që nga marrja e detyrës.

Takimi u mbajt për të “konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar” për Ukrainën në luftën e vazhdueshme kundër Rusisë, tha një zëdhënës i Kryeministrit.

“Ne diskutuam çështjet më të rëndësishme për vendet tona edhe sigurinë globale”, shkroi Zelensky në Telegram pas takimit.

“Ne jemi më të fortë dhe do të arrijmë rezultatet e dëshiruara”, shtoi ai.

Ukraina: Lufta do të përfundojë në fund të pranverës

Forcat ukrainase mund të kthehen në Krime deri në fund të dhjetorit dhe e gjithë lufta me Rusinë do të përfundojë deri në pranverë, sipas një zëvendësministri ukrainas, raporton The Guardian.

Volodymyr Havrylov, një gjeneral-major në pension, tha se vendi i tij nuk do të ndalonte kurrë së luftuari deri në fitore dhe madje kishte marrë parasysh potencialin e një sulmi bërthamor rus.

Po, do të ishte dramë. Për të gjithë do të jetë e drejtë, Zoti e di se çfarë skenari, por një sulm taktik bërthamor nuk është një kërcënim që do të na ndalojë nga vazhdimi i luftës”, tha ministri, në një intervistë për Sky News.

Për sa i përket perspektivës për bisedime paqeje me Kremlinin, Havrylov tha se ato do të ndodhin vetëm pasi trupat ruse të jenë gati të largohen nga çdo pëllëmbë e Ukrainës.

Kjo përfshin gadishullin e Krimesë që Presidenti Vladimir Putin pushtoi në 2014 dhe një pjesë të lindjeve të Ukrainës që janë mbajtur nga separatistët e mbështetur nga Rusia për tetë vitet e fundit.

“Ekziston një vendim brenda shoqërisë në Ukrainë që ne po shkojmë deri në fund. Nuk ka rëndësi se çfarë lloj skenari është në tavolinë. Njerëzit kanë derdhur shumë gjak, shumë përpjekje për atë që kemi arritur tashmë dhe të gjithë e dinë se çdo vonesë apo konflikt i ngrirë është vetëm vazhdimi i kësaj lufte kundër ekzistencës së Ukrainës si komb”, tha ai në Londër gjatë një udhëtimi në Britani këtë javë.

Trupat e Ukrainës, të mbështetura nga armët perëndimore, arritën një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme në fillim të këtij muaji me rimarrjen e qytetit jugor të Khersonit, duke i detyruar trupat ruse të tërhiqen përsëri në anën lindore të lumit Dnipro.

Shpërthim i madh në një ishull rus: Shtatë persona humbën jetën, mesin e tyre tre fëmijë

Ka ndodhur një shpërthim i madh i gazit në një ndërtesë banimi në ishullin rus Sakhalin.

Shtatë persona, duke përfshirë tre fëmijë kanë vdekur si pasojë e një shpërthimi në Sakhalin gjersa raportohet se nëntë persona janë plagosur.

Kështu deklaroi guvernatori Valery Limarenko, i cili më tutje tha se tre persona të tjerë janë duke u kërkuar pasi nuk po dihet asgjë për fatin e tyre.

Më parë, Ministria e Situatave Emergjente njoftoi se kishte një shpërthim gazi në një ndërtesë banimi pesëkatëshe në Sakhalin.

Autoritetet lokale njoftuan se, sipas informacioneve fillestare, shkak i shpërthimit ishte ruajtja dhe trajtimi jo i duhur i bombolave shtëpiake të gazit.

Ndryshe, Rusia edhe në të kaluarën ka pasur raste të tilla duke shkaktuar viktima të shumta dhe dëme materiale. 

Kryeministri polak, Morawiecki: Nëse Ukraina nuk merr më shumë mbështetje, lufta do të përhapet në Poloni

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki tha se rënia e raketave në fshatin Przewodow dëshmon se nëse Ukraina nuk merr më shumë mbështetje, lufta do të përhapet në territorin polak, raporton Ukrainska Pravda.

Kryeministri polak i kujtoi publikut se incidenti në Przewodow nuk është situata e parë kritike, duke përmendur si shembull emigrantët që u përpoqën të kalonin kufirin polako-bjellorusi vitin e kaluar.

“Ne nuk i dimë me siguri rrethanat apo arsyet e sakta për incidentin në Przewodow, por ne e dimë shkakun rrënjësor, shkakun kryesor, që është agresioni rus kundër Ukrainës”, theksoi Morawiecki, raporton gov.pl.

Ai shtoi se “sot ka vetëm një mënyrë që Polonia të hyjë në luftë, domethënë t’i kthejë shpinën Ukrainës”, sepse në atë rast Ukraina herët a vonë “do të bëhet e varur në mënyrë kritike nga Rusia”.

“Nëse Ukraina bëhet e varur, ne as nuk do të duhet të bëjmë asgjë për të shkaktuar një luftë – ajo do të vijë tek ne vetë. Putini nuk do të ndalet, Kremlini do të vazhdojë përpara. Të jesh pasiv është vetëvrasje për ne”, tha Morawiecki.

Ai vuri në dukje se Polonia është e përgatitur për incidente si ai në Przewodow dhe se “ka përgjigje” për mundësitë e ndryshme të një lufte hibride që Rusia mund të zhvillojë kundër Polonisë.

Ndryshe, kujtojmë se ditë më parë një raketë që besohet se ishte ruse, ka rënë në fshatin e lartcekur dhe ka vrarë dy persona. 

Paqe në horizont, informacioni sekret nga inteligjenca britanike dhe lëvizja e papritur nga Kievi mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Kthesë në luftën në Ukrainë. Pas tërheqjes së rusëve nga Khersoni por mbi të gjitha pas tensioneve për shkak të raketës që ra në Poloni dhe thashethemeve që vinin nga SHBA sipas të cilave ukrainasit do të kishin pak shanse për fitore ndaj ushtrisë së Carit, një hapje e bujshme mbërrin pikërisht nga Kievi në rrugën drejt paqes. Protagonist i kësaj hapjeje ishte këshilltari presidencial i Zelenskit, Mykhailo Podolyak i cili në një konferencë me gazetarët deklaroi ditën e djeshme se lufta mund të përfundojë përpara se Ukraina të çlirojë të gjitha territoret me mjete ushtarake.

Podolyak komentoi deklarata e shefit të shtabit amerikan, Mark Milley, sipas së cilës, siç kemi kujtuar, probabiliteti i çlirimit ushtarak të të gjitha territoreve të pushtuara nga Moska, përfshirë Krimenë, është shumë i ulët. Shkurtimisht, një dritë thelbësore paqeje hapet në ditën kur Papa Françesku hap hipotezën e negociatave të paqes midis dy palëve në konflikt në një intervistë. Ndërkohë inteligjenca britanike flet për ripozicionim të ri në fushën e betejës.

Një ripozicionim që mund të favorizojë Rusinë e cila po përgatitet të refuzojë një ofensivë të mundshme ukrainase, por që tashmë po studion një plan për të zgjeruar sulmet për të mbrojtur territoret e pushtuara. Me pak fjalë, zgjidhja "koreane" duket gjithnjë e më shumë afër me një ndarje të territorit midis Kievit dhe Kremlinit për t'i dhënë fund kësaj lufte që ka vazhduar për një kohë të gjatë.

Deklarata e Milley

Administrata amerikane mendon se do të ishte shumë e vështirë për ukrainasit që të rifitonin Krimenë dhe pjesën e Donbasit në duart e prorusëve që nga viti 2014. Dhe Biden nuk ka ndërmend t’i sigurojë Zelensky-t mjetet ushtarake për të tentuar këtë arritje. Javën e kaluar Mark Milley, shefi i Shtabit të Përbashkët të Shteteve të Bashkuara, u përgjigj “jo”, duke rinisur dyshimin bazë që na ka shoqëruar që nga 24 shkurti 2022, ditën e parë të sulmit të Putin-it. Milley e zbuti pak analizën e tij.

“Shanset që Ukraina të mund të mposhtë rusët në fushë nuk janë shumë të larta”, deklaroi ai. Numri një i ushtrisë amerikane e kishte fjalën për një fitore të plotë, me dëbimin e ushtrisë së Putinit nga i gjithë territori ukrainas, përfshirë Krimenë, të aneksuar në 2014 nga Rusia.

Zbulimi i inteligjencës britanike

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar raportin më të fundit të inteligjencës mbi luftën në Ukrainë. Sipas këtij raporti, riparimi, organizimi dhe përgatitja e mbrojtjes ndaj ushtrisë ukrainase vazhdon të jetë prioritet i asaj ruse. Njësitë kanë ndërtuar sisteme të reja pranë kufirit të Krimesë, njëherit edhe midis rajoneve Donetsk dhe Luhansk. Disa nga këto vende janë deri në 60 km prapa vijës së frontit aktual të luftës. Një gjë e tillë sugjeron se rusët po bëjnë përgatitje në rast të përparimeve të mëtejshme të mëdha ukrainase, thuhet në raport. Ministria vazhdon duke thënë se ka “gjasa” që Rusia do të përpiqet të ridislokojë përfundimisht disa nga forcat e marra nga Kherson për të përforcuar dhe zgjeruar operacionet sulmuese pranë qytetit të Bakhmut në rajonin lindor të Donetsk.

Papa Françesku: Paqja në Ukrainë është e mundur

“Paqja në Ukrainë është e mundur. Por ne të gjithë duhet të angazhohemi për të çmilitarizuar zemrat. Të gjithë duhet të jemi pacifistë. Duke dashur paqe, jo thjesht një armëpushim që ndoshta shërben vetëm për të riarmatosur”, tha Papa Françesku dje në një intervistë me La Stampa. Papa konfirmoi gatishmërinë e Vatikanit për të “bërë gjithçka që është e mundur për të ndërmjetësuar dhe për t’i dhënë fund konflikti në Ukrainë.” Sekretariati Shtetëror i Vatikanit “po punon dhe po punon mirë dhe po vlerëson çdo hipotezë dhe po i jep vlerë çdo shkëlqimi që mund të çojë në një armëpushim të vërtetë dhe negociata reale.”

Ndërkohë, “ne jemi të përkushtuar për mbështetjen humanitare për popullin e Ukrainës së torturuar, të cilën e mbaj në zemrën time së bashku me vuajtjet e tyre. Dhe më pas ne përpiqemi të zhvillojmë një rrjet marrëdhëniesh që favorizon afrimin midis palëve, për të gjetur zgjidhje”, tha ai.

Paqja në Ukrainë do të jetë e mundur "vetëm" nëse rivendosen kufijtë e vendit të vitit 1991, thotë zyrtari ukrainas

Paqja në Ukrainë do të jetë e mundur "vetëm" nëse rivendosen kufijtë e vendit të vitit 1991, ka paralajmëruar një ndihmës i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, përcjell Bota sot.

Në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram, Andriy Yermak tha: "Do të ketë paqe kur të shkatërrojmë ushtrinë ruse në Ukrainë dhe të arrijmë kufijtë e vitit 1991".

Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014 dhe Moska ka njohur deklaratat e pavarësisë nga republikat e vetëshpallura të Luhansk dhe Donetsk në zonën e Donbass në Ukrainën lindore, të cilat u ngritën kundër sundimit të Kievit.

Këto dy rajone dhe Krimeja ishin pjesë e Ukrainës kur shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik në 1991 dhe vazhdojnë të njihen nga Kombet e Bashkuara si pjesë e vendit.

Vërejtjet e Yermak pasojnë premtimet e përsëritura të Zelenskyy se ai nuk do të bëjë kompromis për "integritetin territorial" të vendit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat