Punëtorët në Kherson heqin tabelat pro-ruse në rajon

Bota

Punëtorët në Kherson heqin tabelat pro-ruse në rajon

Nga: M.H. Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 06:17
Ukrainë

Pas tërheqjes së Rusisë nga qyteti port jugor i Khersonit, punëtorët tani po shkatërrojnë postera që shprehin dashurinë për Rusinë dhe përfitimet e marrjes së pasaportave dhe pensioneve ruse.

Në vend të tyre ka pankarta me slogane të thjeshta si "Kherson - qytet hero" dhe "Bashkatdhetarë, ju jeni të lirë" të shtypura në një sfond të verdhë, shkruan The Sky, përcjell “Bota sot”.

Një zëdhënës i qeverisë lokale të Ukrainës tha: "Në momentin që ushtarët tanë hynë, këto postera u shtypën dhe na u dorëzuan".

Masa vjen pasi autoritetet ukrainase kanë filluar evakuimin e civilëve nga zona e çliruar së fundmi, nga frika se mungesa e nxehtësisë, energjisë dhe ujit për shkak të bombardimeve ruse mund t'i vështirësojë kushtet këtë dimër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat