E rëndë në Itali/ Donte ta martonte me një të moshuar, pakistanezi vret vajzën se e refuzoi

Bota

E rëndë në Itali/ Donte ta martonte me një të moshuar, pakistanezi vret vajzën se e refuzoi

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 21:24
Saman

Autoritetet pakistaneze kanë arrestuar një burrë për vrasjen e vajzës së tij 18-vjeçare në Itali, pasi ajo refuzoi të martohej me burrin e zgjedhur prej tij. 

Shabir Abbas u arrestua në fshatin e tij në provincën jugore të Punjabit pas një njoftimi nga autoritetet italiane.

Vajza e tij, Saman, u pa për herë të fundit prillin e kaluar nga fqinjët jashtë një shtëpie në fshatin Novelara pranë qytetit të Reggio Emilia.

Disa ditë më vonë një kamera sigurie në aeroportin e Milanos kishte regjistruar prindërit e 18-vjeçares, të cilët dyshohet se po i bënin presion asaj që të martohej me një burrë të caktuar, duke hipur në një fluturim për në Pakistan .

Arrestimi i babait të 18- vjeçares erdhi pak ditë pasi një trup u gjet në një varr të cekët në një pallat të braktisur pranë shtëpisë së vajzës në Itali.

Ai pohoi, sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, se vajza e tij është gjallë, duke pretenduar se ishte në Belgjikë.

Para zhdukjes së saj, 18-vjeçarja i kishte thënë të dashurit të saj në Itali, i cili gjithashtu është me origjinë pakistaneze, se prindërit e saj donin ta martonin me një burrë të moshuar dhe se ajo nuk ishte dakord.

Nudistët organizojnë festën në lokalin e fshatit, ia anuluan se do të hutonin shoferët

Në lidhje me këtë rast janë arrestuar edhe vëllai dhe xhaxhai i babait të 18-vjeçares , Danis Hasnain, i cili besohet se e ka mbytur atë, si dhe dy kushërinjtë e saj , Ikram Ijaz dhe Nomanoulak Nomanoulak, të cilët ndodheshin në Francë dhe Spanja.

Tre të dyshuarit u kapën në video survejimi më 29 prill, 24 orë përpara ditës kur policia besonte se 18-vjeçarja u vra, duke mbajtur lopata, një levë dhe një çantë blu. Nëna e 18-vjeçares, Nazia Sahin, është ende në kërkim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat