​Shpërthen ”AquaDom”, akuariumi cilindrik më i madh vertikal në botë

Bota

​Shpërthen ”AquaDom”, akuariumi cilindrik më i madh vertikal në botë

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

Akuariumi ”Sea Life” në Berlin ka shpërthyer në një rrugë pranë qendrës së qytetit, konfirmoi një zëdhënës i policisë në vendngjarje. ”Një zhurmë shumë e madhe u dëgjua pranë katedrales së kryeqytetit gjerman, ku ndodhet akuariumi rreth orës 05:45 duke vërshuar ujin nëpër rrugë”, theksoi zëdhënësi.

“Akuariumi është i dëmtuar, uji po rrjedh. Situata nuk është e qartë për momentin”, thanë më herët zjarrfikësit në Twitter, duke shtuar se në hotel ”DomAquaree” janë vendosur 100 zjarrfikës.

”Karl-Liebknecht Straße’, një rrugë kryesore në qendër të Berlinit, në të cilën ndodhet hoteli, është mbyllur”, deklaroi qendra e informacionit të trafikut në Twitter duke thënë se “ka një sasi të madhe uji në rrugë”.

”DomAquaree” strehon akuariumin ”Sea Life” dhe të ashtuquajturin ”AquaDom”, një rezervuar gjigant që strehon 1 500 lloje peshqish tropikalë dhe një atraksion popullor turistik. ”AquaDom” është akuariumi cilindrik më i madh vertikal në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat