Presidenti gjerman kërkesë homologut kinez: Përdoreni ndikimin mbi Putinin dhe jepini fund luftës

Bota

Presidenti gjerman kërkesë homologut kinez: Përdoreni ndikimin mbi Putinin dhe jepini fund luftës

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 17:47
Frank-Walter Steinmeier

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier i ka kërkuar presidentit kinez Xi Jinping në një telefonatë të martën që të përdorë ndikimin e tij mbi presidentin rus Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës kundër Ukrainës, sipas një njoftimi për shtyp të qeverisë gjermane.

Steinmeier nënvizoi interesin e përbashkët të Kinës dhe Evropës për t’i dhënë fund luftës, me parakusht që trupat ruse të tërhiqen. Ai i kërkoi Xi-t të përdorte ndikimin e tij në Rusi dhe të ndikojë Putinin në këtë kuptim,” sipas njoftimit për shtyp.

Steinmeier falënderoi gjithashtu presidentin Xi për refuzimin e qartë të kërcënimeve bërthamore nga Rusia.

Gjatë bisedës një orëshe, presidenti gjerman përsëriti vendosmërinë e Gjermanisë për të vazhduar mbështetjen e Ukrainës. Ai tha se Evropa nuk do të tërhiqet nga kërcënimet ruse dhe se kishte marrë masa paraprake kundër krizës energjetike.

“Mbrojtshmëria e Ukrainës dhe kohezioni i Evropës ishin forcuar nga agresioni rus”, shtoi Steinmeier, duke i thënë presidentit kinez se Putini kishte bërë një llogaritje të gabuar rrënjësore.

Kina dhe Rusia do të fillojnë një stërvitje të përbashkët detare njëjavore në Detin e Kinës Lindore, tha në një deklaratë Ministria Ruse e Mbrojtjes, ndërsa të dy partnerët rritin bashkëpunimin në një Paqësor perëndimor gjithnjë e më të tensionuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat