Përpjekja për ta vjedhur muralin e Banksyt, i dyshuari mund të burgoset 12 vjet

Bota

Përpjekja për ta vjedhur muralin e Banksyt, i dyshuari mund të burgoset 12 vjet

Më: 3 janar 2023 Në ora: 14:03
Foto ilustrim

Personi i cili dyshohet për vjedhjen e muralit të Banksyt në një qytet ukrainas, mund të përballet me 12 vjet burgim nëse shpallet fajtor, tha të hënën ministria e brendshme e Ukrainës.

Vepra e artit, që përshkruan një grua me një maskë gazi, e veshur me fustan dhe që mban një zjarrfikës, u hoq nga një mur në qytetin Hostomel më 2 dhjetor, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Vepra e artistit të njohur britanik ishte vlerësuar mbi 200 mijë euro.

“Kriminelët u përpoqën ta transportonin këtë grafit me ndihmën e dërrasave të drurit dhe polietilenit”, thuhet në njoftim.

“Falë shqetësimit të qytetarëve, policia dhe forcat e tjera të sigurisë arritën të arrestonin kriminelët.

Murali u gjet.

Banksy konfirmoi se ai kishte pikturuar muralin dhe gjashtë të tjerë në vendet që u goditën nga luftimet e ashpra pasi Rusia pushtoi Ukrainën në fund të shkurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat