Ukrainë, luftëtarë të huaj në batalionin ndërkombëtar të Karpateve

Bota

Ukrainë, luftëtarë të huaj në batalionin ndërkombëtar të Karpateve

Më: 5 janar 2023 Në ora: 07:24
Foto ilustrim

Të shumtë janë shtetasit e huaj që i janë bashkuar luftës në Ukrainë kundër Rusisë. Nje pjesë e tyre edhe pse numri i saktë nuk dihet, shërbejnë në Batalionin ndërkombëtar të Karpateve.

Komandanti i Batalionit të Karpateve, i njohur me nofkën e luftës SVAT, thotë se këta luftëtarë të ardhur nga e gjithë bota janë shumë të rëndësishëm në vijën e frontit.

Ata janë të gatshëm gjithmonë dhe kanë sjelljen e duhur, ata duan të luftojnë. 60% e tyre kanë treguar aftësi të mira në luftime. Ata na mbështesin ne dhe i përmbushin detyrat ndërsa janë fjalëpakë. Ne jemi gjithmonë gati për luftë. Përpara se ti rekrutojmë, ne i bëjmë një intervistë dhe i japim një kontratë për të firmosur.

Vetëm atëherë ata nisin shërbimin në batalion. Një nga ushtarët e huaj që shërbejnë në batalionin ndërkombëtar të Karpateve është një 41-vjeçar nga Kolumbia.

Kjo është një luftë tërësisht e ndryshme nga ajo që bëhet në Kolumbi. Nuk mund të krahasohet pasi këtu ka shumë artileri, raketa dhe bomba inteligjente, është tërësisht ndryshe. Po provojmë të mbijetojmë dhe të largojmë Rusinë nga Ukraina.

Batalioni ndërkombëtar i Karpateve u formua në vitin 2014 menjëherë pas aneksimit të rajonit të Donjetskut nga Rusia. Batalioni nisi të formohej me vullnetarë, por tani janë përfshirë zyrtarisht në Forcat e armatosura të ushtrisë ukrainase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat