Sekuestrohet 3 tonë kokainë në Peru

Bota

Sekuestrohet 3 tonë kokainë në Peru

Më: 8 janar 2023 Në ora: 00:21
Foto ilustrim

Një sasi rekord prej 3 tonësh kokainë është zbuluar nga autoritetet policore në Peru.

Lënda narkotike u gjet në një shtëpi të braktisur në qytetin port të Kallao në perëndim të vendit.

Policia tha se ngarkesa e drogës është më e madhja e kapur në dy vitet e fundit. Ajo ishte fshehur nën dyshemenë e shtëpisë dhe se ishte bërë gati për t’u nxjerrë jashtë vendit.

4 persona u arrestuan gjatë operacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat