​Maroku e Spanja shkatërrojnë celulën terroriste të DAESH/ISIS

Bota

​Maroku e Spanja shkatërrojnë celulën terroriste të DAESH/ISIS

Më: 11 janar 2023 Në ora: 13:06
Foto ilustrim

Autoritetet në Marok dhe Spanjë u bashkuan për të shkatërruar një celulë terroriste të lidhur me grupin terrorist Daesh/ISIS.

Një i dyshuar u kap në rajonin qendror Chtouka Ait Baha të Marokut, ndërsa dy u arrestuan në qytetin jugor të Spanjës, Almeria, tha në një deklaratë Ministria e Brendshme marokene.

Pajisjet digjitale dhe materialet e shtypura të grupit terrorist u gjetën gjatë bastisjes në Chtouka Ait Baha, shtoi ministria.

Sipas autoriteteve marokene, rreth 200 qeliza të Daesh/ISIS janë çmontuar në vend që nga viti 2003.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat