Von der Leyen thirrje Perëndimit: Të rritet mbështetja! Po punohet për sanksionet e reja ndaj Rusisë

Bota

Von der Leyen thirrje Perëndimit: Të rritet mbështetja! Po punohet për sanksionet e reja ndaj Rusisë

Më: 17 janar 2023 Në ora: 21:51
Von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen u ka thënë aleatëve perëndimorë që të “rrisin” nivelin e mbështetjes ushtarake për Ukrainën ndërsa lufta me Rusinë vijon.

Von der Leyen i tha CNN se Ukraina ka nevojë për “të gjitha pajisjet ushtarake që mund të jepen dhe kjo përfshin gjithashtu sistemet e avancuara”.

Kjo deklaratë vjen pasi SHBA dhe Holanda ranë dakord të dërgojnë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë, pas disa muajsh kërkesë nga Kievi.

“Shpresoj shumë që në Ramstein do të ketë një lëvizje të madhe përpara”, shtoi ajo duke iu referuar bisedimeve që do të mbahen në Gjermani të premten. Ajo gjithashtu konfirmoi se për momentin po punohet për një raund të dhjetë të sanksioneve kundër Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat