Kanali pro-Kremlinit në Francë thotë se është detyruar të mbyllet

Bota

Kanali pro-Kremlinit në Francë thotë se është detyruar të mbyllet

Nga: A.SH Më: 21 janar 2023 Në ora: 22:33
Foto ilustrim

Krahu francez i kanalit pro-Kremlinit Russia Today (RT) tha se do të mbyllet sepse financat e tij janë ngrirë, përcjell Bota sot.

Shefi i saj tha se autoritetet në Francë përdorën sanksionet e Bashkimit Evropian për të ngrirë llogaritë bankare të kanalit.

Shkurtin e kaluar, pak pasi Rusia pushtoi Ukrainën, BE-ja tha se do të ndalonte RT-në shtetërore ruse, sepse kishte përhapur dezinformata rreth luftës.

RT France apeloi ndalimin por humbi.

Xenia Fedorova, kreu i RT France, sot shkroi në Twitter se fondet e tij ishin ngrirë dhe kanali "nuk mund të vazhdonte më aktivitetin e tij".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat