Von der Leyen: Putin do të paguajë për luftën mizore, si dhe do të rindërtojë Ukrainën

Bota

Von der Leyen: Putin do të paguajë për luftën mizore, si dhe do të rindërtojë Ukrainën

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 20:07
Von der Leyen

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, do të paguajë për luftën e tij mizore në Ukrainë.

Von der Leyen ka thënë po ashtu se Rusia do të paguajë edhe për rindërtimin e Ukrainës duke thënë se kjo do të bëhet bashkë me ndihmën e partnerëve.

“Ne po e bëjmë Putinin të paguajë për luftën e tij mizore. Para se Rusia të fillonte këtë luftë, ne ishim shumë të zëshëm për kostot e rënda ekonomike që do t’i imponojmë Rusisë nëse pushton Ukrainën. Dhe sot, Rusia po paguan një çmim të rëndë pasi sanksionet tona po gërryejnë ekonominë e saj, duke e kthyer atë pas një brezi. Kufiri i çmimit të naftës së papërpunuar tashmë i kushton Rusisë rreth 160 milionë euro në ditë dhe ne do të vazhdojmë të rrisim presionin më tej”.

“Ne do të prezantojmë, me partnerët tanë G7, një kufi shtesë çmimi për produktet e naftës ruse. Dhe deri më 24 shkurt, saktësisht një vit që nga fillimi i pushtimit, ne synojmë të kemi paketën e 10-të të sanksioneve”.

“Rusia gjithashtu do të duhet të paguajë për shkatërrimin që shkaktoi dhe do të duhet të kontribuojë në rindërtimin e Ukrainës. Prandaj, ne po eksplorojmë me partnerët tanë se si t’i përdorim asetet publike të Rusisë në dobi të Ukrainës” tha Von der Leyen nga Kievi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat