Ofensiva ruse ka filluar në Luhansk

Bota

Ofensiva ruse ka filluar në Luhansk

Nga: A.SH Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 07:26
Foto ilustrim

Forcat ruse kanë rifituar iniciativën në Ukrainë dhe kanë filluar ofensivën e tyre të radhës madhore në rajonin lindor të Luhanskut, ka thënë Instituti për Studimin e Luftës (ISW) në raportin e tij të fundit, përcjell Bota sot.

Angazhimi i elementeve të rëndësishme të të paktën tre divizioneve kryesore ruse për operacionet sulmuese në këtë sektor tregon se ofensiva ruse ka filluar, edhe nëse forcat ukrainase deri tani po i pengojnë forcat ruse të sigurojnë përfitime të rëndësishme.”

Ritmi i operacioneve ruse përgjatë linjës Svatove-Kreminna në Luhansk perëndimor është “rritur dukshëm gjatë javës së kaluar”, shtoi ISW.

Duke cituar burime ruse, thinktank tha se raportet pretendojnë se trupat ruse po sulmojnë linjat mbrojtëse të Ukrainës dhe po bëjnë përparime margjinale përgjatë kufirit Kharkiv-Luhansk, veçanërisht në veriperëndim të Svatove pranë Kupyansk dhe në perëndim të Kreminës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat