“Mangësi në reagimin e qeverisë”, rritet presioni ndaj Erdoganit pas tërmetit shkatërrimtar në Turqi

Bota

“Mangësi në reagimin e qeverisë”, rritet presioni ndaj Erdoganit pas tërmetit shkatërrimtar në Turqi

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 00:34
Rexhep Tajip Erdogan

Tre ditë pasi dy tërmete shkatërruan disa qytete të Turqisë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka vizituar disa nga zonat më të goditura.

“Ndërsa vlerësimi i dëmeve është duke u zhvilluar, në këtë moment tranzicioni ne do t’i shpërblejmë qytetarët tanë me ndihmë ekonomike prej 494 euro. Me këtë lloj mbështetjeje, ne duam që së paku t’ua lehtësojmë problemet,” tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Me vetëm tre muaj para zgjedhjeve presidenciale dhe mes kritikave në rritje për trajtimin e katastrofës nga ana e tij, Erdogan të mërkurën pranoi “mangësitë” në reagimin e qeverisë.

Shumë njerëz janë detyruar të kërkojnë ushqimin dhe strehimin e tyre, ndërsa të tjerë kanë parë të familjarët duke humbur jetën nën rrënoja.

Udhëheqësi i opozitës turke, Kemal Kılıçdaroğlu ka thënë se korrupsioni qeveritar në industrinë e ndërtimit e ka përkeqësuar tragjedinë dhe ka akuzuar Erdoganin për dështim në zbatimin e standardeve të sigurisë së ndërtesave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat