Balonat spiunë rusë u rrëzuan mbi Kiev

Bota

Balonat spiunë rusë u rrëzuan mbi Kiev

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

Balonat ruse të spiunazhit u rrëzuan mbi Kiev, sipas zyrtarëve ukrainas.

Gjashtë balona u vunë re mbi kryeqytet, që mendohet se mbanin pajisje zbulimi, tha administrata ushtarake ukrainase.

Ata treguan përmes rrjeteve sociale se mbrojtja ajrore e rrëzoi balonën ruse, raporton skynews.

Theksojmë se balona të tilla janë parë edhe mbi qiellin amerikan, por të cilat i kanë takuar shtetit kinez.

Një aeroplan luftarak amerikan rrëzoi atë që e përshkroi si një balonë spiune kineze mbi bregdetin e Karolinës më 4 shkurt.

Ndryshe, balonat kineze thuhet se kanë vëzhguar disa baza ushtarake amerikane, megjithëse nuk dihet nëse kanë marrë informacione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat