Gjermania vlerëson synimin e Kinës për paqe në Ukrainë, përjashton humbjet territoriale

Bota

Gjermania vlerëson synimin e Kinës për paqe në Ukrainë, përjashton humbjet territoriale

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 20:12
Annalena Baerbock

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock ka vlerësuar synimin e Kinës për të paraqitur një iniciativë paqeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, por ka përjashtuar çdo të drejtë territoriale ndaj Rusisë.

Një paqe e drejtë presupozon që ai që ka shkelur integritetin territorial, domethënë Rusia, të tërheqë trupat nga vendi i pushtuar”, tha sot Baerbock në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Paqja botërore bazohet pikërisht në faktin se ne të gjithë njohim integritetin territorial dhe sovranitetin e çdo vendi”, shtoi ajo.

Sipas Gjermanisë nëse nuk ndodh një tërheqje të plotë e të gjitha trupave ruse nga Ukraina, nuk ka asnjë shans për t’i dhënë fund konfliktit pothuajse njëvjeçar.

Të gjitha kërkesat për t’i dhënë fund luftës duke i dhënë territor Rusisë janë të papranueshme”, tha Baerbock.

Kjo do të thotë t’i kthesh njerëzit si pre të Rusisë. Ne nuk do ta bëjmë këtë”, theksoi ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat