Tërmeti tjetër Turqi-Siri, tre të vdekur dhe mbi 200 të lënduar/ Paralajmërime për cunami pas tërmeteve të fundit

Bota

Tërmeti tjetër Turqi-Siri, tre të vdekur dhe mbi 200 të lënduar/ Paralajmërime për cunami pas tërmeteve të fundit

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 18:48 Përditësuar në ora: 23:03 më 20.02.2023
Pamje pas tërmetit në Turqi

Erdogan: Turqia do të ndërtojë rreth 200,000 shtëpi në rajonin e goditur nga tërmeti

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka thënë se Turqia do të ndërtojë pothuajse 200,000 shtëpi të reja në rajonin juglindor të vendit, përcjell Bota sot.

Ai premtoi se puna e rindërtimit do të fillonte në mars për të ndërtuar 199,739 shtëpi në provincat e prekura.

"Asnjë nga këto ndërtesa nuk do të jetë më shumë se tre ose katër kate," premtoi ai, pasi tërmetet shkaktuan shembjen e disa ndërtesave të larta.

Njerëzit në Sirinë veriore "nuk i besojnë asgjëje"

Abdulkafi Alhamdo, një aktivist në Sirinë veriore, thotë për Al Jazeera se megjithëse ishin më të shkurtër dhe më të dobët, tërmetet e fundit ende shkaktuan tmerr për njerëzit, përcjell Bota sot.

“Për shkak të përvojës së mëparshme, njerëzit kanë panik, traumë, kështu që të gjithë dolën jashtë”, tha ai.

"Disa njerëz u aksidentuan duke nxituar jashtë," tha ai.

“Disa edhe u hodhën nga ballkonet e tyre për t'i shpëtuar tërmetit. Njerëzit këtu nuk janë të sigurt. Ata nuk besojnë asgjë, edhe nëse ndërtesat e tyre janë shumë të forta.”

Tërmeti 6.4 ballë në Turqi, 3 të vrarë dhe mbi 200 të plagosur

Të paktën tre persona janë vrarë dhe 213 të tjerë janë plagosur pas dy tërmeteve të reja, sipas ministrit të Brendshëm turk, Suleyman Soylu. Të plagosur janë raportuar edhe në Siri. Tërmeti në Hatay me 6.4 kishte një thellësi prej 2 km.

Pasgoditja u pasua nga një tërmet me magnitudë 5.8 ballë disa minuta më vonë.

Hatay ndodhet në Detin Mesdhe dhe agjencia turke e fatkeqësive tha se niveli i detit mund të rritet me 50 cm, duke paralajmëruar njerëzit që të qëndrojnë larg bregut. Lëkundjet kanë shkaktuar panik tek banorët pasi vijnë vetëm dy javë pas tërmeteve të fuqishme që mori mijëra jetë njerëzish në Turqi dhe Siri.

Më shumë se një milion banorë kanë mbetur të pastrehë ndërsa kostot ekonomike pritet që të shkojnë në miliarda dollarë.

Presidenti turk, Erdogan ka njoftuar fillimin e punës për ndërtimin e shtëpive në muajin mars.

Gazetarja e CNN-t në lot pas tërmeteve të reja në Turqi: Ishte tepër i fortë

Dy tërmete të forta me magnitudë 6.4 dhe 5.8 ballësh të Rihterit goditën në mbrëmje provincën Hatay të Turqisë.

Gazetarja turke e CNN-it, Buse Deviren, e cila po transmetonte drejtpërdrejt reagimet nga një kamp ku strehoheshin të mbijetuarit e tërmetit të 6 shkurtit që goditi Turqinë dhe Sirinë, shpërtheu në lot pas tërmeteve të mbrëmjes së sotme.

“Kam parë shumë njerëz duke ikur prej tendave nga frika se do të mbeten nën to”, tha ajo.

“Kishte panik. Toka po dridhej nën këmbët tona. Ne po dridheshim jashtëzakonisht shumë. Ishte një tërmet tepër i fortë. Nuk ishte si pasgoditje”, tha ajo.

Raportohet se shumë njerëz kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shembura.

Ndërkohë, Qendra Sizmike Evropiane paralajmëroi se zona bregdetare duhet të evakuohet urgjentisht, pasi ekziston rreziku i cunamit pas tërmeteve të fundit në Hatay.

Ndryshe, dy tërmetet e fundit të 6 shkurtit shkaktuan vdekjen e mbi 41 mijë personave në shtetin turk. 

Evakuohen spitalet, pacientët nxirren në oborr pas tërmeteve të fundit në Turqi

Dy tërmete të forta me magnitudë 6.4 dhe 5.8 ballësh të Rihterit goditën në mbrëmje provincën Hatay të Turqisë.

Informacionet e para thonë se disa ndërtesa janë shembur dhe shumë njerëz kanë mbetur nën rrënojat e tyre.

Mediat raportojnë se është dhënë urdhër që spitalet të evakuohen ndërsa pacientët po barten për në oborr pasi që nuk ka siguri.

Në pamjet e para të publikuara në rrjetet sociale shihen shumë pacientë në krevate teksa qëndrojnë në oborrin e një spitali në Hatay.

Zëvendëspresidenti turk, Fuat Oktay njoftoi se provinca e Hatayt ka pëjetuar edhe 20 pasgoditje të tjera.

Ndryshe, dy tërmetet e fundit të 6 shkurtit shkaktuan vdekjen e mbi 41 mijë personave në shtetin turk.

 

Tërmeti tjetër Turqi-Siri, deri tash raportohet për tetë të lënduar

Një tërmet tjetër 6.4 ballë ka goditur kufirin Turqi-Siri.

Sipas raportimeve të fundit nga nënkryetari i Turqisë, Fuat Oktay, deri tash tetë persona kanë mbetur të lënduar nga ky tërmet që goditi provincën e Hatayit, raporton BBC.

Dëshmitarët kanë thënë se goditja ka mbërri edhe në Siri, Egjipt dhe Lebanon.

Aktualisht janë të paqarta dëmet e përgjithshme që ka shkaktuar ky tërmet.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA (USGS) ka thënë se tërmeti i fuqishëm ka goditur në një thellësi prej 10 km (6.2 milje).

Magnituda 7.8 që goditi më 6 shkurt ka vrarë më shumë se 46,000 njerëz në Turqi dhe Siri, sipas të dhënave të fundit zyrtare të raportuara nga Reuters.

Ajo ka lënë gjithashtu më shumë se një milion njerëz të pastrehë. 

Qytetarë të frikësuar, shembje të ndërtesave dhe njerëz nën rrënoja – dy tërmete të fuqishme goditin Turqinë

Dy tërmete të reja kanë goditur shtetin turk, i cili ka përjetuar disa të tilla gjatë javëve të fundit.

Tërmeti i parë me magnitudë prej 6.4 shkallësh të Rihterit ka ndodhur në Defne të Hatayt ndërsa i dyti epiqendrën e kishte në Samandag ndërsa ishte me magnitudë prej 5.8 ballësh të Rihterit.

Raportohet se shumë njerëz raportohet se kanë mbetur nën rrënojat e reja të ndërtesave të shembura.

Këtë e ka pohuar edhe kryetari i qytetit të Hatayt, Lutfu Savaş, i cili ka deklaruar se “Disa banesa janë shembur, ka njerëz që kanë mbetur nën gërmadhat e ndërtesave”.

Tashmë janë publikuar edhe pamjet e para të qytetarëve në rrugë, të cilët po frikësohen nga shembja e ndërtesave.

Tërmeti i parë ka ndodhur në një thellësi prej 16.7 kilometrash, ndërsa tërmeti i dytë ka ndodhur në një thellësi prej 7 kilometrash.

Ndërkohë, Qendra Sizmike Evropiane paralajmëroi se zona bregdetare duhet të evakuohet urgjentisht, pasi ekziston rreziku i cunamit pas tërmeteve të fundit në Hatay.

Agjencia turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi gjithashtu se “është e rëndësishme që qytetarët të qëndrojnë larg vijës bregdetare në mënyrë që të marrin masa paraprake kundër rrezikut të rritjes së nivelit të detit deri në 50 cm”.

Ndryshe, dy tërmetet e fundit të 6 shkurtit shkaktuan vdekjen e mbi 41 mijë personave në shtetin turk.

 

Paralajmërime për cunami pas tërmeteve të fundit në Turqi

Qendra Sizmike Evropiane paralajmëroi se zona bregdetare duhet të evakuohet urgjentisht, pasi ekziston rreziku i cunamit pas tërmeteve të fundit në Hatay.

AFAD tha gjithashtu se “është e rëndësishme që qytetarët të qëndrojnë larg vijës bregdetare në mënyrë që të marrin masa paraprake kundër rrezikut të rritjes së nivelit të detit deri në 50 cm”, raporton t24.

Turqia është goditur prej dy tërmeteve të njëpasnjëshme gjatë ditës së sotme, njoftoi Qendra turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Tërmeti i parë me magnitudë prej 6.4 shkallësh të Rihterit ka ndodhur në Defne të Hatayt ndërsa i dyti epiqendrën e kishte në Samandag ndërsa ishte me magnitudë prej 5.8 ballësh të Rihterit.

Tërmeti i parë ka ndodhur në një thellësi prej 16.7 kilometrash, ndërsa tërmeti i dytë ka ndodhur në një thellësi prej 7 kilometrash.

Deri më tani nuk janë raportuar për viktima dhe dëme materiale.

Kufiri mes Turqisë dhe Sirisë goditet nga tërmeti, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 6.4 ka goditur kufirin Turqi-Siri dy javë pas një tërmeti masiv në rajon që la më shumë se 40,000 njerëz të vdekur, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

Tërmeti ka goditur provincën Hatay të Turqisë, e cila u shkatërrua nga dy tërmete masive në fillim të këtij muaji, shkruan Skynews.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA (USGS) ka thënë se tërmeti ka goditur në një thellësi prej 10 km (6.2 milje).

Dy dëshmitarë të Reuters raportuan për një tërmet të fortë dhe dëmtime të mëtejshme në ndërtesa në Antakya, kryeqyteti i provincës Hatay.

Tërmetet në fillim të këtij muaji shkaktuan dhjetëra mijëra të vdekur dhe shkatërruan ndërtesa dhe infrastrukturë.

Lëkundjet u ndjenë mbi 400 km nga rreth 30 milion njerëz në Turqi, Liban, Siri, Qipro, Republikën Arabe Siriane dhe Izrael.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat