Kryeministri i Kanadasë: Do të dërgojmë edhe 4 tanke Leopard 2 në Ukrainë

Bota

Kryeministri i Kanadasë: Do të dërgojmë edhe 4 tanke Leopard 2 në Ukrainë

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 23:14
Justin Trudeau

Kryeministri kanadez Justin Trudeau konfirmoi se vendi do të dorëzojë katër tanke të tjera Leopard 2 në Ukrainë.

Për më tepër, tha se Kandaja “do të dërgojë një automjet të blinduar dhe 5000 fishekë artilerie në Kiev”.

Në përvjetorin e pushtimit rus të Ukrainës, Trudeau më në fund njoftoi një raund të ri sanksionesh kundër individëve dhe subjekteve të lidhura me Rusinë.

Lufta në Ukrainë ka mobolizuar shumë vende të botës, të cilat kanë treguar mbështetjen e tyre. Kanadasë i është bashkuar dhe Polonia, Suedia, Gjermania, Britania, Franca dhe SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat