Regjimi i Putinit do të shtypet, thotë e veja e Alexander Litvenenko

Bota

Regjimi i Putinit do të shtypet, thotë e veja e Alexander Litvenenko

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 17:37
Marina Litvenenko

Regjimi i Vladimir Putinit do të “shtypet” dhe një i ri do të ngrihet, ka thënë gruaja e dezertorit të vrarë rus Alexander Litvenenko, Marina.

Në Londër protestuesit rusë kanë dalë në rrugë për të treguar mbështetjen e tyre me popullin e Ukrainës. Marina Litvenenko tha se ishte “shumë e rëndësishme” që rusët dolën sot në kryeqytetin britanik për të treguar se janë kundër luftës.

“Shumë rusë po mbështesin tani Ukrainën. Ata po bëjnë gjithçka që Ukraina të fitojë”.

Zonja Litvenenko tha se shumë rusë që jetojnë në Rusi kanë frikë të dalin jashtë.

“Mesazhi për komunitetin ndërkombëtar – rusët janë kundër luftës. Ju nuk keni nevojë të mbështesni Putinin apo të bëni ndonjë shpjegim se pse ai filloi këtë luftë. Putini kreu krime. Krime lufte”, tha ajo.

Ajo tha gjithashtu se brenda një viti ishte e mundur të shihej se sa njerëz kishin vdekur dhe tani ishte koha për të menduar si t’i ndihmojnë ukrainasit.

“Ukraina do të fitojë dhe regjimi i Putinit do të shtypet dhe një regjim i ri rus do të ngrihet”, shtoi ajo.

Alexander Litvinenko, një shtetas britanik, ishte një ish-agjent i KGB-së, i cili vazhdoi të punojë për MI6 pasi u arratis në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai ishte bërë gjithashtu një kritik i hapur i Putinit.

Ai vdiq kur u helmua në Londër pasi çaji i tij ishte i mbushur me Polonium 210, një izotop radioaktiv i rrallë dhe shumë i fuqishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat