Ambasadori rus në SHBA dënon sanksionet ndaj Moskës: Duan që ne të vuajmë!

Bota

Ambasadori rus në SHBA dënon sanksionet ndaj Moskës: Duan që ne të vuajmë!

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 22:23
Anatoly Antonov

Sanksionet amerikane të vendosura kundër Rusisë të premten janë të pakuptimta dhe nuk do të bëjnë që Moska të braktisë politikën e saj të pavarur, tha ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara Anatoly Antonov duke komentuar kufizimet e Uashingtonit.

“Më 24 shkurt, bota ka dëshmuar një raund tjetër të sanksioneve të pamenduara ekonomike dhe personale kundër Rusisë dhe qytetarëve të saj. Ata edhe një herë duan që ne të “vuajmë”.

A beson vërtet dikush se masa të tilla do ta bëjnë vendin tonë të heqë dorë nga drejtimi i tij i pavarur?, tha Antonov siç citohet nga shërbimi për shtyp i ambasadës.

Sipas tij, administrata e Uashingtonit nuk arrin të kuptojë se “furnizimet e reja me armë, si të gjitha ato të mëparshmet, vetëm sa e zgjasin konfliktin, duke çuar në gjakderdhje të vazhdueshme dhe në asnjë mënyrë nuk ndihmon për të afruar paqen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat