Vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit nga tërmeti në Turqi, paralajmërohet rritje e numrit të viktimave

Bota

Vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit nga tërmeti në Turqi, paralajmërohet rritje e numrit të viktimave

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 23:46
Pamje nga tërmeti

Sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Brendshme turke, numri aktual i të vdekurve nga tërmeti në Turqi ka shkuar në mbi 44,000, me dhjetëra mijëra njerëz që kanë mbetur të pastrehë ose janë zhvendosur.

Ndërkohë, një raport i fundit nga Konfederata Turke e Ndërmarrjeve dhe Biznesit, ka llogaritur se numri i të vdekurve mund të shkojë në mbi 72,000.

Duke folur për Deutche Welle, ata kanë thënë se ka shumë njerëz që ende janë të zhdukur dhe s’ka një numër të saktë. Ndërsa, edhe vetë autoritet nuk kanë qenë në gjendje të japin një shifër të sigurt për të zhdukurit.

Kujtojmë se deri më 20 shkurt, vetëm në provincën e Hatay, humbën jetën më shumë se 21,000 persona me 2,000 prej tyre të paidentifikuar. Edhe pse Hatay nuk ishte epiqendra e tërmetit, sipas një vlerësimi nga ministria turke e Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike, qyteti është goditur më shumë se sa provincat e tjera.

Është bërë e ditur se tanimë janë bërë kërkime në shumicën e rrënojave nga tërmeti, por njerëzit ende janë duke vazhduar të kërkojnë nëpër spitale e rrënoja masive, të dashurit e tyre të zhdukur.

Si shkak i tërmetit është raportuar për shembjen apo dëmtimin e rëndë të më shumë se 160,000 ndërtesave, ndërsa është bërë e ditur edhe për arrestimin e më shumë se 184 personave të dyshuar si përgjegjës për shembjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat