Policët pro-rusë në Donetsk vriten me bombë nga ukrainasit, që ua hedhin nga droni

Bota

Policët pro-rusë në Donetsk vriten me bombë nga ukrainasit, që ua hedhin nga droni

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 09:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Në rajonet e vetëshpallura republika në lindje të Ukrainës siç është rasti i Donetskut, policia e formuar nga trupat e Moskës ka filluar të marrin kontrollin mbi ato zona.

Megjithatë ushtria ukrainase duket e vendosur në çlirimin e të gjitha rajoneve të pushtuara nga rusët.

Përmes një operacioni të mirë-organizuar, ata arritën të neutralizojnë një patrullë të policisë ruse në Donetsk.

Fillimisht operatori i dronit vëzhgoi terrenin dhe sapo i lokalizoi policët rusë, u hodhi nga larg bomba me të cilat i neutralizoi.

Pamjet e filmuara nga ajri shfaqin një furgon të bardhë në afërsi të cilit gjendeshin disa policë rusë. Me të identifikuara ata, nga droni ra një bombë e cila neutralizoi këtë patrullë.

Në anën tjetër presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, është zotuar se do të rikthejnë çdo pëllëmbë të territorit të pushtuar, dhe se nuk do të negociojnë për asnjë çmim dhënien e ndonjë pjese të territorit të Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat