Kreu i CIA-s: Kina po shqyrton dërgimin e armëve në Rusi

Bota

Kreu i CIA-s: Kina po shqyrton dërgimin e armëve në Rusi

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 10:28
William Burns

Kreu i inteligjencës amerikane e njohur si CIA, William Burns, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë të bindura se Kina po shqyrton dërgimin e armëve vdekjeprurëse në Rusi, por deri më tani informacionet e inteligjencës nuk tregojnë nëse Pekini ka marrë përfundimisht këtë vendim.

“Jemi të bindur se udhëheqësia kineze po shqyrton furnizimin e Rusisë me armë vdekjeprurëse. Por nuk kemi parë nëse është marrë vendimi përfundimtar apo dëshmi për dërgimin e këtyre armëve”, shtoi drejtori i CIA-s.

CNN të premten raportoi se Shtetet e Bashkuara kanë informacione nga inteligjenca, se qeveria kineze po shqyrton dërgimin e dronëve dhe municionit në Rusi, të cilat do të mund t’i përdornin në luftë në Ukrainë.

Kjo nuk është hera e parë që Shtetet e Bashkuara alarmojnë se Kina po mëton ta ndihmojë Rusinë në luftën në Ukrainë, e në veçanti që kur Moska u godit nga sanksionet e perëndimit.

Megjithatë deri më tani ka patur reagime të shumta nga zyrtarë të lartë amerikanë, të cilët nuk kanë raporte të mira me Kinën që nga rrëzimi i balonës spiune kineze mbi hapësirën ajrore të Shteteve të Bashkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat