Inteligjenca britanike: Imazhet satelitore tregojnë humbjet e mëdha që i ka pësuar njësia elitare e ushtrisë ruse

Bota

Inteligjenca britanike: Imazhet satelitore tregojnë humbjet e mëdha që i ka pësuar njësia elitare e ushtrisë ruse

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 11:01
Foto ilustrim

Ministria britanike e Mbrojtjes në raportin më të fundit për gjendjen në Ukrainë, thekson se pamjet nga ajri tregojnë humbjet e mjeteve të blinduara ruse në Vuhledar në rajonin e Donetskut.

Këto mjete të blinduara me gjasë ishin pjesë e brigadës së marinsave 155 nga (NI) që ishte në krye të ofensivës së fundit.

NI konsiderohet njësi elitare e këmbësorisë së ushtrisë ruse. Për dallim nga njësitë elitare tjera, NI në Ukrainë nuk njihet si një formacion i madh.

Për këtë NI merr përsipër operacione të fshehta që Rusia i konsideron si shumë të rëndësishme, por që kjo njësi sipas inteligjencës britanike ka pësuar humbje shumë të mëdha.

NI tani më siguri ka degraduar në kuptimin e efikasitetit, pasi forcat e saj të mobilizuar pa asnjë përvojë e pësuan rëndë.

Kjo ndodhi për shkak të mungesës së përvojës, duke ia zvogëluar aftësinë operative. Megjithatë ekziston mundësia që sërish do të tentojë të kryej sulme të reja në Vuhledar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat