Gjermania reagon pasi u tha se Kina mund furnizojë Rusinë me dronë kamikaze

Bota

Gjermania reagon pasi u tha se Kina mund furnizojë Rusinë me dronë kamikaze

Nga: A.SH Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 14:08
Boris Pistorius

Ministri gjerman i Mbrojtjes ka reaguar sot me skepticizëm ndaj propozimit kinez për armëpushim për luftën në Ukrainë, përcjell Bota sot.

"Kur dëgjoj raporte - dhe nuk e di nëse janë të vërteta - sipas të cilave Kina mund të planifikojë të furnizojë Rusinë me drone kamikaze, duke paraqitur në të njëjtën kohë një plan paqeje, atëherë sugjeroj që të gjykojmë Kinën nga veprimet e saj dhe jo fjalët e tij”, tha Boris Pistorius për transmetuesin publik Deutschlandfunk në një intervistë.

SHBA dhe Gjermania e kanë paralajmëruar më parë Kinën që të mos dorëzojë armë në Rusi.

Sipas raporteve të fundit, Pekini dhe Moska thuhet se po negociojnë blerjen e 100 dronëve sulmues, të cilët mund të dorëzohen në prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat