Kapen 8.8 tonë drogë në Ekuador në vlerë 330 milionë euro, e kishin fshehur në banane

Bota

Kapen 8.8 tonë drogë në Ekuador në vlerë 330 milionë euro, e kishin fshehur në banane

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 19:41
Policia në Ekuador

Policia në Ekuador ka gjetur gati 8.8 tonë kokainë në një dërgesë me banane që kishte destinacion Belgjikën, raporton BBC.

Komandanti i Policisë, Fausto Salinas, ka thënë se droga mund të arrinte vlerën e 330 milionë dollarëve po të arrinte te destinacioni i paraparë.

Ekuadori është bërë një prej shteteve kryesore tranzite për kokainën e prodhuar nga shtetet fqinje të saj si Peru e Kolumbi.

Vitin e kaluar, më tepër se 200 tonë kokainë janë kapur në Ekuadori, shumica prej kësaj në portin e Guayaquilit.

Pasi Ekuadori është eksportuesi më i madh i bananeve nëpër botë, trafikuesit e drogës tentojnë shpesh ta fshehin drogën nëpër banane, që më pas nisen nga porti Guayaquil për në Evropë.

Droga e kapur kishte destinacion Belgjikën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat