Zelensky: Situata në Bakhmut po bëhet gjithnjë e më e vështirë për ushtrinë ukrainase

Bota

Zelensky: Situata në Bakhmut po bëhet gjithnjë e më e vështirë për ushtrinë ukrainase

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 23:20
Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pranoi këtë mbrëmje se situata për ushtrinë ukrainase rreth qytetit Bakhmut, në pjesën lindore të vendit, po bëhet gjithnjë e më e vështirë.

“Në sektorin Bakhmut, situata po bëhet gjithnjë e më e vështirë,” tha Zelensky.

“Armiku po shkatërron pandërprerë çdo gjë që mund të përdoret për të mbrojtur pozicionet tona për fortifikim dhe mbrojtje.

Ushtarët tanë që mbrojnë zonën përreth Bahamutit janë heronj të vërtetë”
, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat