Kremlini: Herët për të deklaruar nëse Putin do të garojë sërish për president

Bota

Kremlini: Herët për të deklaruar nëse Putin do të garojë sërish për president

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 11:08
Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk ka vendosur ende nëse do të garojë sërish në zgjedhjet presidenciale që pritet të mbahen më 2024, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Peskov ka thënë për mediat në Rusi se Putin nuk është në atmosferë fushate, pasi aktualisht është shumë i zënë.

Nuk e kemi dëgjuar duke thënë diçka, nëse do të garojë apo jo. Kjo do të thotë se është ende herët”, ka thënë Peskov.

Putin - i cili ka dhënë urdhrin për nisjen e luftës në Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar - ka qenë president i Rusisë në periudhën 2000-2008 dhe sërish nga viti 2012.

Për shkak të ndryshimit të Kushtetutës së Rusisë, atij do t’i mundësohet gara edhe në vitin e ardhshëm.

Në të kaluarën, Putin e ka bërë të ditur kandidim pak para zgjedhjeve, ndonëse është ditur edhe publikisht se e synon pushtetin./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat