Von der Leyen: Deri në 2030 do të prodhojmë 40% të teknologjisë së pastër

Bota

Von der Leyen: Deri në 2030 do të prodhojmë 40% të teknologjisë së pastër

Më: 15 mars 2023 Në ora: 12:30
Ursula von der Leyen

Bashkimi Europian synon të prodhojë të paktën 40% të teknologjisë së pastër që i nevojitet deri në vitin 2030.

Kështu ka deklaruar Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, teksa foli në Parlamentin Europian lidhur me Aktin për Industrinë me Zero Emetime, i cili do të prezantohet të enjten.

Nga viti 2030 duam që Europa të jetë në gjendje të prodhojë 40% të energjisë se saj të pastër. Akti për Industrinë me Zero Emetime do të përshpejtojë dhe thjeshtojë dhënien e lejeve dhe financimeve.

Akti për Materialet e Papërpunuara do të ndihmojë në sigurimin e materialeve kyce të nevojshme për tranzicionin digjital dhe të gjelbërt”, deklaroi ajo.

Gara ka filluar, thotë Von Der Leyen, e cila thekson nevojën për të vepruar shpejt nëse duan të qëndrojnë në linjën e parë: “Vitin e kaluar, investimet globale për tranzicionin e pastër i kanë tejkaluar 1 trilion dollarët. Janë 30% më shumë se viti paraardhës. Dhe ky treg global për teknologjitë me zero emetime është i destinuar të trefishohet deri në vitin 2030”.

Von Der Leyen tha se duhet kultivuar baza industriale e teknologjisë së pastër si për të krijuar vende të reja pune në Europë, por edhe për t’i mundësuar qasjen zgjidhjeve të pastra për të cilat, siç tha, kanë nevojë.

Presidentja e Komisionit Europian njoftoi se do të propozojë në samitin e ardhshëm rritjen e kuotës së shpenzimeve të 27 vendeve anëtare për kërkimet në këtë fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat