Pentagoni përshpejton dërgimin e tankeve në Ukrainë

Bota

Pentagoni përshpejton dërgimin e tankeve në Ukrainë

Nga: A.SH Më: 21 mars 2023 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Pentagoni po përshpejton dërgimin e tankeve të betejës në Ukrainë duke rinovuar modelet më të vjetra që mund të jenë gati më shpejt, përcjell Bota sot.

SHBA po synon të dërgojë modele të vjetra të rinovuara të tankeve të tyre të rënda Abrams në Ukrainë në tetë deri në 10 muaj, thanë zyrtarët amerikanë për agjencinë e lajmeve AP.

Plani i tij fillestar, i konfirmuar nga presidenti Joe Biden në janar, ishte të dërgonte në Kiev 31 tanke më moderne M1A2 Abrams - por ato mund të kishin marrë deri në një ose dy vjet për t'u ndërtuar dhe dërguar.

Versionet e vjetra mund të merren nga rezervat e ushtrisë dhe do të jetë më e lehtë për trupat ukrainase të mësojnë t'i përdorin, thanë zyrtarët, duke folur në mënyrë anonime pasi planet ende mbahen të fshehta.

Mendohet se zyrtarët e Pentagonit do ta bëjnë njoftimin së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat