Ukraina thotë se prerja e pyjeve nga Rusia do të ketë "pasoja katastrofike" për mjedisin

Bota

Ukraina thotë se prerja e pyjeve nga Rusia do të ketë "pasoja katastrofike" për mjedisin

Më: 6 prill 2023 Në ora: 09:56
Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar, gjatë një konference për media në Kiev. 2 qershor 2022.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar, tha se forcat ruse po kryejnë prerje "të pakontrolluara dhe barbare" të pyjeve në Ukrainë që "do të çojnë në mënyrë të pashmangshme në pasoja katastrofike për mjedisin".

Pjesa më e madhe e zonës pyjore po shkatërrohet nga forcat dhe sipërmarrësit rusë në zonat e pushtuara të Zaporizhjas, Hersonit, Donjeckut, që rajonet e mbollën për ta parandaluar erozionin e erës dhe ujit, duke ofruar gjithashtu përfitime rekreative, tha Malyar më 5 prill.

Në 10 ditët e fundit të marsit, tha ajo, autokolonat me kamionë rusë u raportua se kanë hequr trungjet e prera nga zonat pranë qytetit të pushtuar të Mariupolit në rajonin lindor të Donjeckut të Ukrainës.

Malyar tha gjithashtu se në disa territore të pushtuara, komanda ushtarake ruse i kishte ndaluar fermerët vendas të punonin në ara, gjë që sipas saj "mund do të çojë një ndërprerje të fushatës së të mbjellave pranverore të këtij viti" që do të linte tokën bujqësore djerrë.

Rusia dhe Ukraina janë të dyja furnizuese kyçe të drithërave. Më 2021, Rusia dhe Ukraina janë renditur si lidere globale në eksport të elbit, misrit, luleve të verdha për vajra, farave të lulediellit dhe vajit të lulediellit.

Së bashku, ato eksportojnë pothuajse 30 për qind të furnizimeve me grurë në botë. Rusia eksporton 17 për qind të grurit në nivel botëror, ndërsa Ukraina rreth 20 për qind të luleve të verdha për vajra./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat