Eksporti i grurit, Rusia: Marrëveshja mund të zgjatet nëse Perëndimi heq sanksionet

Bota

Eksporti i grurit, Rusia: Marrëveshja mund të zgjatet nëse Perëndimi heq sanksionet

Më: 7 prill 2023 Në ora: 18:29
Foto ilustrim

Rusia deklaroi se mund zgjasë marrëveshjen e eksportit të grurit ukrainas nëse Perëndimi heq sanksionet ndaj atyre ruse.

Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia në korrik, zhbllokoi dërgesat në portet e bllokuara dhe të minuara të Ukrainës, duke lehtësuar rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe kërcënimin e urisë në disa vende. Një marrëveshje e veçantë synonte të lehtësonte eksportin e plehrave dhe drithërave ruse. Moska është ankuar vazhdimisht se marrëveshja dështoi për eksportet ruse bujqësore, të cilat kanë pasur vështirësi në arritjen e tregjeve botërore për shkak të sanksioneve perëndimore.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij turk, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov u tha gazetarëve se Rusia kishte rënë dakord muajin e kaluar për të zgjatur marrëveshjen për 60 ditë, në vend të 120 ditëve të përcaktuara, për t’i dërguar një paralajmërim Perëndimit.

“Pasi e zgjatëm marrëveshjen për 120 ditë, nuk pamë asnjë tregues se ato çështje mund të zgjidheshin dhe u lodhëm”, tha Lavrov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat