Ndikimi rus, Kina dhe Franca riafirmojnë angazhimet bërthamore

Bota

Ndikimi rus, Kina dhe Franca riafirmojnë angazhimet bërthamore

Më: 7 prill 2023 Në ora: 19:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Pekini dhe Parisi riafirmuan angazhimin e tyre për të promovuar çarmatimin dhe përdorimin paqësor të energjisë bërthamore.

Të dy vendet mbështesin të gjitha përpjekjet për të rivendosur paqen në Ukrainë në bazë të ligjit ndërkombëtar dhe parimeve të Kartës së OKB-së, thuhet në një deklaratë të përbashkët mes dy vendeve. Ata gjithashtu kundërshtojnë sulmet e armatosura ndaj centraleve bërthamore.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti kinez, Xi Jinping, u takuan dje në Pekin.

Dje, Macron i bëri thirrje homologut të tij kinez që “ta kthejë Rusinë në vete dhe t’i kthejë të gjithë në tryezën e bisedimeve” për luftën në Ukrainë. Ndërsa von der Leyen tha se ajo pret që Kina të promovojë një paqe të drejtë që respekton sovranitetin e Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat