Rusia vlerëson vendet e Amerikës Latine, Lavrov: Miqtë tanë nuk iu bashkuan sanksioneve kundër Moskës

Bota

Rusia vlerëson vendet e Amerikës Latine, Lavrov: Miqtë tanë nuk iu bashkuan sanksioneve kundër Moskës

Më: 14 prill 2023 Në ora: 00:39
Sergey Lavrov

Rusia vlerësoi vendimin e vendeve të Amerikës Latine për të mos u bashkuar me sanksionet e Perëndimit, tha ministri i Jashtëm Sergey Lavrov në artikullin me titull:

“Rusia dhe Amerika Latine: Partneritet dhe bashkëpunim me shikim përpara” të postuar në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme.

“Nuk është rastësi që përpjekjet për të braktisur dollarin amerikan në tregtinë e jashtme dhe për të krijuar një infrastrukturë transporti, logjistike, lidhjesh ndërbankare, financiare dhe ekonomike që nuk kontrollohen nga Perëndimi janë rritur ndjeshëm në mbarë botën”, u shpreh Lavrov në shkrimin e publikuar.

“Natyrisht, rreth tre të katërtat e vendeve anembanë globit, duke përfshirë miqtë tanë të Amerikës Latine, zgjodhën të mos bashkohen me sanksionet kundër Rusisë. Ne i vlerësuam ata për këtë”, thuhet në artikull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat