Dokumentat sekrete; dy balona të tjera spiune kineze fluturuan mbi SHBA

Bota

Dokumentat sekrete; dy balona të tjera spiune kineze fluturuan mbi SHBA

Më: 15 prill 2023 Në ora: 20:20
Foto ilustrim

Të paktën dy balona të tjera spiune kineze kanë fluturuar mbi Shtetet e Bashkuara ose infrastrukturat kritike amerikane, përveç asaj që u rrëzua në muajin shkurt.

Këtë e zbulojnë dosjet sekrete të zbuluara ditët e fundit të cilave iu referohet Washington Post.

Sipas gazetave, agjencitë e inteligjencës amerikane ishin në dijeni të një avioni spiun të Pekinit që fluturoi mbi një aeroplanmbajtëse amerikane dhe një tjetër që u rrëzua në Detin e Kinës Jugore. 

Nuk është e qartë se kur janë lëshuar këto dy balona të tjera, por shënimet e agjencisë tregojnë se këto ishin episode të viteve më parë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat