Dogji veten pasi policia e quajti terrorist se nuk blinte dot një banane 3 dollarë, shpërthen dhuna në funeralin e futbollistit

Bota

Dogji veten pasi policia e quajti terrorist se nuk blinte dot një banane 3 dollarë, shpërthen dhuna në funeralin e futbollistit

Më: 16 prill 2023 Në ora: 15:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Futbollisti tunizian Nizar Issaoui ka vdekur nga djegiet e marra, pasi u vuri flakën vetes, në një protestë kundër “padrejtësisë së policisë”, tha familja e tij.

Ai ishte shfaqur në një video të postuar në internet ku e tregonte duke bërtitur se ishte akuzuar për terrorizëm nga oficerët pas një mosmarrëveshjeje me një shitës frutash. Issaoui u akuzua pasi u ankua se nuk ishte në gjendje të blinte banane për më pak se 10 dinarë (3,30 dollarë; 2,66 £) kilogrami, dyfishi i çmimit të vendosur nga qeveria, thonë raportet.

Pati përleshje të zemëruara në funeralin e 35-vjeçarit të premten në qytetin e tij të lindjes, Haffouz, raportuan mediat lokale.

Në një postim në Facebook, futbollisti kishte shkruar: “Për një mosmarrëveshje me dikë që shet banane me 10 dinarë, akuzohem për terrorizëm në komisariat. Terrorizëm për një ankesë për banane… Nuk kam më energji.”

Dhuna shpërtheu në funeralin e futbollistit, ndërsa demonstruesit hodhën gurë ndaj policisë që hodhi gaz lotsjellës.

Ai ishte një ish-lojtar për skuadrën tuniziane të ligës së lartë, US Monastir dhe baba i katër fëmijëve.

Vëllai i tij u tha gazetarëve vendas se Issauoi pësoi djegie të shkallës së tretë dhe mjekët nuk ishin në gjendje t’i shpëtonin jetën.

Veprimi i tij ishte një jehonë e një proteste të vitit 2010, kur shitësi ambulant Mohamed Bouazizi u dogj. Kjo nisi një valë demonstratash që çuan në përmbysjen e Presidentit Zine al-Abidine Ben Ali vitin e ardhshëm.

Presidenti aktual, Kais Saied, ndezi polemika në vitin 2021 kur shkarkoi kryeministrin dhe pezulloi parlamentin. Që atëherë, ai ka miratuar një kushtetutë të re që garanton dominimin e tij.

Qeveria tuniziane nuk e ka komentuar vdekjen e Issaouit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat