Varianti ri i koronavirusit, OBSH: Nuk janë parë simptoma të ngjashme në të kaluarën

Bota

Varianti ri i koronavirusit, OBSH: Nuk janë parë simptoma të ngjashme në të kaluarën

Më: 18 prill 2023 Në ora: 12:11
Foto ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëron për një variant të ri të Covid-it, nënvariantin omikron XBB.1.16, i njohur si “Arcturus”. OBSH e përfshiu atë në listën e varianteve nën mbikëqyrje nga 22 marsi. Ekspertët thonë se ky variant ka një shkallë më të lartë transmetimi se llojet e mëparshme, por nuk duket të jetë më i rrezikshëm

“Po shkakton një numër të madh në rritje të rasteve në pjesë të ndryshme të botës, përfshirë Indinë. Ne nuk po shohim ende norma të larta të XBB.1.16 në Shtetet e Bashkuara, por ato mund të bëhen më të theksuara në javët në vijim”, thotë Dr. Mattheë Binnicker, drejtor i Laboratorit të Virologjisë Klinike të Mayo Clinic.

Ai thotë se ekspertët po vërejnë simptoma të reja që vijnë me variantin e ri.

“Një tipar i ri i rasteve të shkaktuara nga ky variant duket se shkakton skuqje dhe kruarje të syve, te pacientët më të rinj. Kjo nuk është diçka që e kemi parë në të kaluaren e virusit”, shton dr. Biniker.

Ai thotë se viruset e frymëmarrjes, duke përfshirë infeksionet COVID-19, gripin dhe RSV, janë ulur në SHBA javët e fundit.

“Numri i rasteve të infeksioneve të frymëmarrjes ka filluar të bjerë ndërsa kalojmë në muajt e pranverës në hemisferën veriore me temperatura më të ngrohta dhe njerëz që qëndrojnë jashtë. Viruset e frymëmarrjes, si SARS-CoV-2, priten të bien në muajt e pranverës dhe të verës, dhe kjo është ajo që ne po shohim aktualisht në shumicën e vendeve në SHBA”, thotë Dr. Biniker.

SARS-CoV-2, virusi që shkakton COVID-19, vazhdon të shfaqet dhe po përhapet nga personi në person, duke krijuar variante të reja.

“Variantet e reja vijnë e shkojnë, ne po shohim rritje të shkallës së transmetimit, pra nivele më të larta të infektivitetit me variantet e fundit të Covid-it, por në përgjithësi, ato priten të shkaktojnë sëmundje më pak të rënda tek individët, gjë që është një lajm i mirë. Kjo ka të ngjarë për shkak të një kombinimi faktorësh, duke përfshirë normat më të larta të vaksinimit, shkallët më të larta të imunitetit nga infeksioni i mëparshëm dhe patogjenitetin më të ulët të varianteve të fundit”, shpjegon Dr. Biniker.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat