Pas deklaratave të diplomatit kinez, reagon ashpër Ukraina dhe aleatët e saj

Bota

Pas deklaratave të diplomatit kinez, reagon ashpër Ukraina dhe aleatët e saj

Më: 23 prill 2023 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Deklarata e diplomatit kinez u komentua edhe nga Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës. 

Ai thotë se Lu Shaye po përsëriste propagandën e shtetit të Rusisë për Ukrainën, raporton skynews.

“Ne presim reagimin zyrtar të Pekinit. Është qëndrimi i Kinës apo mendimi i ambasadorit?”, pyeti ai.

“Deklarata të tilla janë serioze dhe kërcënojnë rendin ndërkombëtar”, shtoi zyrtari ukrainas.

I pyetur nëse Krimea është pjesë e Ukrainës apo jo, ambasadori kinez në Francë, Lu Shaye i tha televizionit francez të premten se “Krimea ishte pjesë e Rusisë dhe se ish-udhëheqësi sovjetik Nikita Hrushovi ia dhuroi shtetit ukrainas”.

“Vendet e ish-BRSS nuk kanë status real në të drejtën ndërkombëtare, sepse nuk ka asnjë marrëveshje ndërkombëtare për të materializuar statusin e tyre sovran”, shtoi Shaye.

Ndryshe, deklaratën e diplomatit kinez e kanë dënuar një numër shtetesh duke përfshirë edhe Francën

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat