Përfaqësuesi në Dumën ruse: Kur ta zgjidhim me Ukrainën, do të vijmë të ndihmojmë Serbinë

Bota

Përfaqësuesi në Dumën ruse: Kur ta zgjidhim me Ukrainën, do të vijmë të ndihmojmë Serbinë

Më: 24 prill 2023 Në ora: 19:09
Anatoly Wasserman

Përfaqësuesi në Dumën Ruse, Anatoly Wasserman, një anëtar i partisë “Rusia e drejtë” që bashkëpunon me “Rusinë e Bashkuar” të Putinit, foli në televizionin rus për qëllimet e Kremlinit në luftë, si dhe në nivel global.

Në një pjesë të fjalimit ai ka përmendur Serbinë.

“Është e rëndësishme të theksohet se Serbia nuk ka rrugëdalje. Ajo kufizohet ekskluzivisht me vendet anëtare të NATO-s. Në kushte të tilla NATO vazhdimisht kërcënon Serbinë duke forcuar bllokadën. Por kur të përfundojmë likuidimin e organizatës terroriste të Ukrainës dhe kështu të tregojmë se ne nuk do të tolerojmë terrorizmin në fusha të tjera… Dhe vetëm kur sponsori kryesor i terrorizmit në botë – SHBA – të kuptojë se nuk ia vlen të mbështetet terrorizmi në botë, vetëm atëherë do të jemi të gatshëm ta ndihmojmë Serbinë ta kalojë atë bllokadë”, tha Wasserman.

Anton Gerashchenko, bashkëpunëtor i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, postoi një regjistrim të deklaratës së politikanit rus në llogarinë e tij në Twitter.

Kujtojmë se nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, Serbia është vendi i vetëm në Ballkan por edhe në Evropë, që nuk i ka vendosë Rusisë sanksione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat