Nga drejtori i CIA-s te këshilltarja e Obamës, zyrtarët më të cilët është takuar pedofili Jeffrey Epstein pas akuzave

Bota

Nga drejtori i CIA-s te këshilltarja e Obamës, zyrtarët më të cilët është takuar pedofili Jeffrey Epstein pas akuzave

Më: 1 maj 2023 Në ora: 15:12
Jeffrey Epstein

Lista e personave që kanë takuar Jeffrey Epstein, edhe pas dënimit për abuzim seksual, është shumë herë e më e gjatë nga sa ishte menduar. Së fundmi është zbuluar se Epstein ka mbajtur kontakte me drejtorin e CIA-s, William Burns, presidentin e Kolegjit Bard, Leon Botstein, këshilltaren e Obamës në Shtëpinë e Bardhë, Kathryn Ruemmler dhe profesorin Noam Chomsky.

Burns, i cili tashmë është drejtor i CIA-s nën Presidentin Joe Biden, u takua me Epstein një dekadë më parë kur ai po përgatitej të linte shërbimin qeveritar në atë kohë. Burns pati tre takime të planifikuara me Epstein në vitin 2014, kur ai ishte zëvendëssekretar i shtetit.

Ata u takuan fillimisht në Uashington dhe më pas Burns e vizitoi në shtëpinë e tij në Manhatan.

“Drejtori nuk dinte asgjë për të, përveç se ai ishte prezantuar si ekspert në sektorin e shërbimeve financiare dhe ofroi këshilla të përgjithshme”, thuhet në një deklaratë për media.

Kathryn Ruemmler, një këshilltare e Shtëpisë së Bardhë nën administratën e Barack Obama, pati dhjetëra takime me Epstein në vitet pas shërbimit të saj në Shtëpinë e Bardhë dhe para se të bëhej një avokate e lartë në Goldman Sachs Group Inc në vitin 2020. Sipas asaj që shkruajnë mediat ndërkombëtare, Epstein gjithashtu planifikoi që Ruemmler t’i bashkohej në një udhëtim 2015 në Paris, e ndërsa në 2017 në një vizitë në ishullin privat të Epstein në Karaibe.

Leon Botstein, presidenti i Kolegjit Bard, zhvilloi dhjetëra takime me Epstein në shtëpinë e tij në qytet, i pari në 2012 për ta falënderuar për donacionet e tij. Sipas dokumenteve, në vitin 2015, Epstein dhuroi 66 laptopë.

Epstein, i akuzuar se ka abuzuar seksualisht me vajza dhe gra të reja, u gjet i vdekur në një qeli burgu në Manhatan në gusht 2019, ndërsa priste gjykimin për akuzat për trafikim seksual.

Ekzaminuesi mjekësor vendosi se vdekja e tij ishte vetëvrasje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat